Papa: Sa më shumë qytetarë protestojnë, trysnia ndaj një kryeministri që rrinë kaq gjatë në pushtet, do të ketë efekt (VIDEO)

Papa: Sa më shumë qytetarë protestojnë, trysnia ndaj një kryeministri që rrinë kaq gjatë në pushtet, do të ketë efekt (VIDEO)

Për të folur për zhvillimet rreth protestave të fundit në vend dhe jo vetëm, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ishte gazetari nga SHBA, Robert Papa.  

Papa vlerësoi se protestat e ditëve të fundit në vend, janë për tu përshëndetur, sepse sa më shumë qytetarë dalin në protestë, trysnia ndaj një kryeministri që rrinë kaq gjatë në pushtet, do të ketë efekt.

Sipas tij, në një shoqëri kapitaliste, çmimet nuk i cakton shteti, porse ai ka detyrën për të ndihmuar në kohë krize përmes uljes së taksave e jo të lejojë ministre përmes gojës së tyre të tallen me hallet e qytetarëve.

Mua më vjen mirë që edhe shqiptarët  protestojnë, unë nuk e pranojë idenë se është situatë lufte, por kjo s’do të thotë se të rinjtë të gjunjëzohen para qeverisë, ti s’mund tu heqësh të drejtën të protestojnë, nuk është thjesht nafta për makinë, por ajo nevojitet për bizneset, benzina kontrollo çdo gjë. Më duket skandaloze tua vësh fajin se u rriten çmimet nga situatë në Ukrainë, ka kohë që ka filluar rritja, brenda një ditë nuk rriten çmimet. Në një shoqëri kapitaliste, çmimet nuk i cakton dot shteti, ti hiq pjesën tënde, janë 50% taksa, ndalo PP, ndalo investimet nëse është gjendje krize, dhe mundohu të ndalosh ministret mediokre që dalin e ofendojnë në ekran e na fyejnë të gjithëve.

Ata protestojnë kundër një qeverie, dhe natyrisht sa më shumë njerëz dalin në shesh, aq më shumë është trysnia ndal një kryeministri që rrinë kaq gjatë në pushtet, nuk mund të rrish 12 vite në pushtet, s’mund tu thuash të tjerëve protesta është pro-ruse, është skandaloze.

Robert Papa, autor i emisionit Fokus, sot në emisionin që shfaqet në MCN do të jetë në një rrëfim ekskluziv ish-këshilltari për Sigurinë i Presidentit, Tramp zoti Xhon Bolton.

Në intervistë, sipas Papës, ai flet për konfliktin në Ukrainë, rrezikun për Ballkanin por edhe për një çështje shumë sensitive në Shqipëri, shpalljen non grata të Sali Berishës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy