Megjithëse Joe Biden po përpiqet të qetësojë kampin e tij, disa donatorë të mëdhenj kanë njoftuar se po pezullojnë fondet e tyre për fushatën e presidentit, për ta nxitur atë të tërhiqet nga gara presidenciale.

“Biden duhet të tërhiqet për të lejuar një lider të fortë demokrat të mundë Trumpin dhe të na mbajë të sigurt ”, tha Reed Hastings, bashkëthemelues i Netflix.
Edhe mbesa e Walt Disney, Abigail, njoftoi se po tërhiqte mbështetjen e saj për presidentin amerikan.
Unë synoj të ndërpres të gjitha kontributet për partinë derisa ata të zëvendësojnë Bidenin.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe Gideon Stein, president i Fondit Moriah, i cili pezulloi 3.5 milionë dollarë donacione për organizatat jofitimprurëse dhe organizatat politike të lidhura me garën për Shtëpinë e Bardhë.



