Koreja e Veriut kryen testin e ri të raketës balistike (VIDEO)

Koreja e Veriut kryen testin e ri të raketës balistike (VIDEO)

Të dielën më 14 maj në orën 5:27 të orës lokale, Koreja e Veriut kryen testin e ri të një një rakete balistike. Ajo fluturoi 700 km në 30 minuta në një lartësi prej rreth 2000 metra para se të zbriste në detin e Japonisë.

Raketa u nis në rajonin Kusong, në veri-perëndim të kryeqytetit, phenian sipas Agjencisë së Lajmeve Yonhap.

"Lloji i raketave po vlerësohet dhe fluturimi nuk ishte në përputhje me një raketë balistike ndërkontinentale," tha një zëdhënës i Komandës së Paqësorit të SHBA.

Japonia dhe Koreja e Jugut janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar nga testet e shpeshta raketore të Veriut.

Kryeministri japonez Shinzo Abe u tha gazetarëve:

"Edhe një herë Koreja e Veriut ka nisur një raketë balistike pavarësisht paralajmërimeve të forta nga bashkësia ndërkombëtare, kjo është e papranueshme.. "

Më pak se njëzet e katër orë para nisjes së fundit, një diplomat i lartë i Koresë së Veriut sugjeroi dialog me SHBA-të do të ishte e mundur "nën kushtet e duhura".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy