73- vjeçarja indiane lind dy vajza binjake

73- vjeçarja indiane lind dy vajza binjake

Një grua 73 vjeçare në shtetin jugor Indian të Andhra Pradesh është bërë nënë e dy vajzave binjake.

73 vjeçarja lindi të enjten ndërsa mjekët deklaruan se si nëna ashtu edhe vajzat janë në gjendje të mirë.

“Binjaket dhe nëna e tyre janë në gjëndje të mirë shëndetësore” i tha BBC, doktori Uma Sankar.

Gruaja, Mangayamma Yaramati tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, 82 vjeç gjithmonë kanë dashur fëmijë por nuk ia kishin dalë deri tani.

“Ne jemi shumë të lumtur” tha bashkëshorti , Sitarama Rajarao, duke shtuar se gruaja kishte ngelur shtatzënë dy muaj pasi kishte nisur procedurën e fertilizimit in vitro.

“Ne jemi përpjekur shumë dhe kemi takuar shumë doktorë” tha Yaramati prandaj “ky është momenti më i lumtur i jetës time”

Ajo shtoi se shpesh ishte ndjerë e përjashtuar nga komuniteti i saj për shkak se nuk mund të bëhej nënë. Pensionistja kaloi në menopauzë para 30 vitesh, por u frymëzua të  provonte sërish për fëmijë nga fqinja e saj. Kjo e fundit u bë nënë në  moshën 55-vjeçare nëpërmjet të njëjtës procedurë.

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë ndjenjën që kam. Këto foshnje më kompletojnë.  Tani, asnjë nuk mund të më quajë infertile”, tha ajo.

Një ditë pas lindjes gruaja pësoi një goditje në tru dhe aktualisht po merr trajtim në spital.

Binjakët lindën me operacion cezarian.

Në 2016 një tjetër grua indiane, lindi djalë në moshën 70 vjeçare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy