Selami: Kur e dëgjon Bashën, thua lum si unë, por kur e sheh ne PD thua mjerë si ne

Selami: Kur e dëgjon Bashën, thua lum si unë, por kur e sheh ne PD thua mjerë si ne

Gjatë takimeve me demokratët e Beratit, Kuçovës, Urës Vajguore dhe Poliçanit, në kuadër të fshatës për kreun e PD-së, Eduard Selami, është ndeshur me shqetësimin e strukturave për përçarjen e Partisë. Por Selami, ka theksuar se pikërisht në këto momente vota për të është akti i parë i bashkimit të Partisë Demokratike dhe rikthimit i saj si forcë bashkëkohore.

“Nëse vërtet doni bashkim, me votoni mua dhe të bashkuar jeni. Kjo është një arsye më shumë. Unë shoh një shans real që së bashku të firmosim një kontratë, sepse ky model që ofroi është model bashkëkohor dhe i provuar. Nuk ka asnjë rast në historinë time publike që kam thënë diçka e s’e kam bërë”, tha Selami.

Ai është shfaqur optimist nga mbështetja që ka marrë në bashkëbisedimet me demokratët, veçanërisht gjatë ditëve të fundit kur ata patën mundësinë ta njohin nga afër Selamin dhe vizionin e tij.

“Dorëheqja do të ishte një veprim qe do t’i shërbente atij vetë por dhe PD. Do i hapte rrugë një procesi të lirë. Prapë nuk është vonë të dorëhiqet, pasi kandidatin përballë e ka shumë të mirë dhe do ta lërë partinë në dorë të mirë dhe të sigurtë”, tha Selami.

Selami tha se Basha, është lider i dështuar dhe që braktis premtimet.

“Diferenca me e madhe është mes të thënës dhe të bërës. Kur e dëgjon zotin Basha, thua lum si unë por kur e sheh ne PD thua mjerë si ne. Nuk mund te qahesh, i njeh nga pikëpamja teorike si funksionon një demokraci bashkëkohore. Por 4 vite më vonë jemi me larg se kurrë. Pse? Sepse ai nuk i zbatoi ato që premtoi”, tha Selami.
Selami, kërkoi sërish publikimin e listave të antarësisë, kjo për t’i dhënë besim garës, ndërsa thotë se një praktikë e tillë ndiqet ne forcat politike bashkëkohore si në shtetet e bashkuara ashtu dhe në partinë CDU të Merkel.​

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy