Sonila Qato, Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronës tha sot për median se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk ndryshon formulën e vlerësimit për pronën e njohur. Pronarët do të kompensohen me çmimin kadastral të vitit 1945. I vetmi ndryshim që ndodh, është përfitimi i plotë i pronës, në rastet kur ato janë të lira. Gjykata Kushtetuese ndryshoi vetëm dy pika, 3 dhe 5 të nenit 6 , po jo vetë nenin. Presidenti dhe shoqatat e pronarëve kërkuan nga Gjykata antikushtetuetshmërinë e ligjit, pasi sipas tyre ai shkel rëndë të drejtat e Pronarëve.



