Vrau shqiptarin në Itali, kapet në Fushë Krujë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Vrau shqiptarin në Itali, kapet në Fushë Krujë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një bashkëkombasi në Itali, është vënë në prangat e policisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit tonë ose të Italisë, specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe ata të njësisë FAST Albania, finalizuan operacionin policor të koduar “Provinca”.

Në kuadër të këtij operacioni, në afërsi të Fushë Krujës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Sh. K., 41 vjeç.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në provincën Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.

Vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku dënimi për këtë vepër penale është maksimumi 30 vjet burgim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy