Spanja ka denoncuar bombardimet izraelite të Libanit dhe ka bërë thirrje për një armëpushim në Gaza, pas raportimeve se më shumë se 350 njerëz janë vrarë.
Izraeli bombardoi Bejrutin dhe Libanin jugor të hënën, duke thënë se kishte në shënjestër një komandant të lartë të Hezbollahut dhe depot e armëve dhe vendndodhjet e raketave të grupit.
Milicia shiite u përgjigj duke gjuajtur raketa në Veri të Izraelit.
“Qeveria spanjolle shpreh shqetësimin dhe dënimin e saj të thellë për bombardimet izraelite të Libanit jugor dhe lindor sot, që ka lënë qindra të vdekur, në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut ndaj Izraelit gjatë fundjavës”, tha Ministria e Jashtme në Madrid të hënën në mbrëmje.
“Spiralja e dhunës duhet të ndalet”, shtoi ministria.
Spanja u bëri thirrje të gjitha palëve që të "respektojnë jetën e civilëve dhe parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare humanitare" dhe të zbatojnë plotësisht Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.



