
Një tjetër alarm vjen nga shkencëtarët që po hetojnë mbi mutacionin indian të cilët kanë arritur në përfundimin se ai është shumë ngjitës dhe mund të infektojë të gjithë personat, madje edhe ata që janë të vaksinuar edhe ata që e kanë kaluar Covid-19.
Sipas mediave, Delta konsiderohet 50% më ngjitës se varianti britanik dhe institucionet shëndetësore në këtë vend paralajmërojnë se vaksinimi nuk është i mjaftueshëm për ta ndaluar këtë mutacion, siç ndodhi në New Delhi dhe shtojnë se duhet një përgjigje e fortë globale shëndetësore për ta parandaluar .
Varianti delta është identifikuar tashmë në më shumë se 50 vende, megjithëse numri i rasteve të reja Covid-19 ka rënë vazhdimisht në javët e fundit.
Në Indi, veçanërisht në zonat rurale, ekziston ende një valë e dytë katastrofike dhe ekspertët kanë paralajmëruar që vendi duhet të rrisë fushatën e tij të vaksinimit për të shmangur shpërthimet e mëtejshme.
“Me shtetet që tregojnë maturi në hapjen e tyre, rimëkëmbja ekonomike nga kjo valë e epidemisë do të jetë më graduale se vitin e kaluar. Por fushata e ngadaltë e vaksinimit do të thotë që një hapje e shpejtë do të rrisë kërcënimin e valëve të reja epidemike, ndoshta më ngjitëse”, tha Darren, një ekonomist në Capital Economics në Singapor.



