Aktorja e James Bond e infektuar me koronavirus: Ha hudhra për imunitet

Aktorja e James Bond e infektuar me koronavirus: Ha hudhra për imunitet

Vajza e famshme që luan përkrah James Bond, Olga Kurylenko ka konfirmuar se është e infektuar me Koronavirus dhe është në izolim. Aktorja 40-vjeçare, e cila u shfaq në filmin “Quantum of Solace”, u tha fansave se ishte sëmurë me ethe dhe se ishte në karantinë që nga java e kaluar.

“E izoluar në shtëpi pasi rezultova pozitivisht me Koronavirus. Unë në fakt jam sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore. Kujdesuni për veten tuaj dhe merreni seriozisht këtë!”

Në një postim tjetër aktorja zbuloi se ajo është duke ngrënë hudhra për të forcuar sistemin e saj imunitar.

“Kam kollë vetëm në mëngjes, pastaj nuk kam fare kollë. Fatkeqësisht, ne nuk kemi kurë për këtë virus. Ne duhet të presim derisa të kalojë “. Ylli me origjinë sovjetike u tha 567,000 ndjekësve të saj: “Për të ulur temperaturën, ata thanë që të marrim Paracetamol, gjë që unë e bëj. Kjo eshte e gjitha. Asgjë më shumë për të bërë. Sigurisht, unë ende marr vitamina për veten time. Ha hudhra për sistemin imunitar. Pi ujë. Shtrydhni limon në ujë. Kjo është e gjitha”./Indipendent/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy