
Deputeti Agron Shehaj, në një intervistë për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN, u shpreh se partia e tij kishte vendosur një objektiv ambicioz për zgjedhjet, duke synuar deri në shtatë mandate, por arritja e dy mandateve konsiderohet si minimumi i pranueshëm.
Ai theksoi se sistemi zgjedhor është i ndërtuar për të penguar partitë e reja dhe se gara ishte e pabarabartë për shkak të abuzimit me pushtetin nga mazhoranca.
Shehaj e konsideron hyrjen në parlament si një hap të parë drejt ndërtimit të një opozite më të gjerë, duke theksuar se edhe pse zgjedhjet ishin të vështira dhe të padrejta, pjesëmarrja në këtë garë ishte e domosdoshme.
“Sigurisht ne të gjithë dhe unë i kishim vënë një target ambicioz, kishim një objektiv shumë të lartë dhe menduam që mund të arrinim me një grup parlamentar. 7 mandate nuk ishin të pamundura për tu marrë, pra pritshmëritë ishin 4 në Tiranë dhe të tjerat në rrethe.
Nëse ne krahasojmë këtë rezultat me atë që kishin komentatorët e përditshëm, ky do të ishte një rezultat shumë i mirë, por për ne ky është minimali.
Sistemi elektoral u ndërtua për të penguar partitë e reja. Kjo është vështirësia më e madhe për çdo parti të re dhe ne kemi hyrë me dy deputetë në parlament.
Hyrja në parlament është hapi i parë për ne dhe ky është vetëm fillimi.
Secili do të bëjë opozitën e vetë, do s’do jemi kundër mazhorancës dhe prezenca jonë me votat e partisë Mundësia e pasuron opozitën.
Vjedhja e votave është një shprehje, por po flasim për një garë të pabarabartë. Të gjitha fenomenet që kanë ndikuar në këto zgjedhje të padrejta kanë ekzistuar edhe më parë. Ne ishim të vetëdijshëm pë po hynim në një garë të tille dhe të thuash që të flasim për fenomenet që e kanë kthyer këto zgjedhje në të vështira sepse kush është në pushtet e përdor pushtetin për të kthyer rotacionin.”



