Abazoviç pas takimit me Bashën: T’i ulim tensionet dhe të punojmë për të mirën e të dy vendeve

Abazoviç pas takimit me Bashën: T’i ulim tensionet dhe të punojmë për të mirën e të dy vendeve

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka takur liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë takimit të tyre Basha tha se folën për zhvillimin e popujve tanë dhe integrimi në BE të dy vendeve tona.

Jashtë selisë së PD-së, aty ku u bë dhe takimi, Basha tha se përkushtimi i Abazoviç bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët e Malit të Zi.

Kryedemokrati e ka quajtur zëvendëskryeministrin malazez si “etalon të guximit”, duke treguar se Abazoviç e ka ndërtuar karrierën e tij politike “mbi përvojën e gjatë të një aktivisti, të një studiuesi dhe përpiluesi të tezave politike për Ballkanin, Evropën dhe globalizmin dhe është faktuar në luftën e pabarabartë midis forcave për liri dhe rrezikut të autokracisë”.

“Sot kam një kënaqësi unike të pres zv/kryeministrit të parë shqiptar të fqinjit tonë. Karriera e tij ka një përvojë të gjatë studiuesi dhe përpiluesi të tezave politike për Ballkanin dhe Europën. Është një kënaqësi e veçantë sepse interesi i PD dhe i imi për fqinjin dhe bashkëkombasit tanë atje ka qenë dhe mbetet permanent. Zbulova se përkushtimi i Abazovic bën diferencën. Temat tona të diskutimit kanë variuar nga demokracia, politikat rajonale, zhvillimi ekonomik i vendeve. Ndaj dua t’i uroj edhe personalisht në këtë vizitë sukses në misionin e tij sfidues si një etalon i guximit për të vënë politikën në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Basha.

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Bashën, deklaroi se dy vendet duhet të merren me gjëra konkrete duke ulur tensionet për të punuar për të mirën e dy palëve.

“Tregoj një kënaqësi të jashtëzakonshme në emër të qeverisë së Malit të Zi. Sot kam ardhur në vizitë zyrtare në Tiranë. Duhet t’i përshtatemi normave europiane dhe jemi të sigurt që ato që promovojnë duam t’i realizojmë. Të bëjmë maksimumin të fusim pak më shumë etikë në jetën politike. Që të bëhen gjërat konkrete dhe të mos merremi me punë koti. Unë do të mundohem të jap kontribut më të lartë në të ardhmen. Jam i kënaqur që sot vizitova subjekte të ndryshme në shtetin e Shqipërisë. Ka mbetur vetëm një vizitë te Ulqinakët e mi në Durrës. Unë e kam ftuar zotin Basha, kryeministrin, presidentin. T’i ulim tensionet dhe të punojmë për të mirën e të dy vendeve”.

Në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, Abazoviç takoi gjithashtu presidentin Ilir Meta, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, ministrin e Mbrojtjes, Blendi Çuçi, ministren e Drejtësië, Etilda Gjonaj dhe sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy