Fshati Hallstatt në Austri, shumë i vizituar nga personat e pasionuar pas selfie-ve për ngjashmërinë e tij me mbretërinë e Arendelle nga filmi Frozen i Disney -t, ka ngritur një pengesë prej druri për të penguar pamjet e Alpeve në shenjë proteste kundër turizmit masiv.
“Kemi reaguar ndaj ankesave të banorëve të zonës”, ka shpjeguar për AFP një zyrtare e komunës e cila nuk dëshiron të japë emrin e saj, duke saktësuar se puna është bërë javën e kaluar.
Përpara Covid-it, fshati i populluar nga vetëm 800 banorë vizitohej nga një milion turistë në vit. Sipas të dhënave në periudha të caktuara fshati vizitohej nga 10,000 turistë në ditë.
Në fillim të vitit 2019, bashkia kufizoi numrin e autobusëve që lejohen të ndalojnë çdo ditë në Hallstatt në 54 (nga 80).



