Dine: Vetëm në këtë vit, mbi 200 raste të ngacmimeve të fëmijëve online. Prin gjuha e urrejtjes në TikTok e Instagram

Dine: Vetëm në këtë vit, mbi 200 raste të ngacmimeve të fëmijëve online. Prin gjuha e urrejtjes në TikTok e Instagram

Një temë e ndjeshme sociale që po rritet dita-ditës në aspektin negativ është ngacmimi i fëmijëve në internet.

Borjana Dine, specialiste për mbrojtjen e fëmijëve pranë CRCA, për ‘MCN informacion’, sjell shifrat në rritje të rasteve të raportuara në platformën SIGURT.al.

Sipas saj, vetëm përgjatë këtij viti janë mbi 200 raste të ngacmimeve të fëmijëve online, në të cilat prin gjuha e urrejtjes në rrjete sociale.

Platforma i SIGURT.al, është platforma e sigurisë në internet që operon prej shumë vitesh.

Duhet thënë që nga viti në vit ka shtim të rasteve dhe shtim të kategorive të rasteve të ndryshme.

Vitin e kaluar ne kemi pasur 240 raste në total, ndërsa këtë vit ka kaluar gjashtë mujori i parë kemi pasur mbi 200 raste që do të thotë se kemi kaluar në normën me dyfishim rastesh.

Këto janë raste që fillojnë nga bullizmi online, kërcënimet, fyerjet, gjuha e urrejtjes shumë e shpeshtë dhe abuzimet seksualë. Pra janë faktor definitivë dhe shumë interesant por të vështire në modelet sesi po navigohet sot online.

Viktimat më të mëdha janë vajzat por ka edhe djemtë. Grupmosha 12-16 janë më të prekura nga ngacmimet dhe bullizimet online.  

Gjuha e urrejtjes është më e përhapur në platformë tikTok, instagram, rrjete sociale që përdoren në masë nga të rriturit.

Sipas specialistes për mbrojtjen e fëmijëve pranë CRCA, raportimet bëhet vetë nga fëmijët që përjetojnë bullizëm dhe kjo është mënyra më e mirë e vetëdijesimit dhe ndihmës së drejtpërdrejtë për ta.

Raportimet në këtë platformë bëhet nga fëmijët që bëjnë raportime për veten, për miqtë dhe shokët e tyre dhe kjo bëhet më shumë gjatë periudhave shkollore.

Është mirë që raportojnë fëmijët por për të arritur deri te kjo formë ndërgjegjësimi nga fëmijët kërkohet orë të gjata ndërgjegjësuese, takime informuese me nxënësit, me të rinjtë, me institucionet në mënyrë që të njihet platforma për një qëllim të vetëm, që të vihet në ndihmë të drejtpërdrejtë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy