Maqedonia do të marrë 8000 doza të Pfizer nga Serbia

Maqedonia do të marrë 8000 doza të Pfizer nga Serbia

Maqedonia e Veriut do të marrë të paktën 8000 doza të vaksinës Pfizer nga Serbia.

Ky lajm është bërë i ditur nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev, duke deklaruar se presidenti serb Alexandar Vuçiç  i është përgjigjur menjëherë kërkesës së tij për ndihmë.

 “Dua ta ndaj këtë lajm të lumtur, e pranuam ndihmën që na e ofroi presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sot bisedova me të, ata pranuam që të na ndihmojnë, ndërsa detajet do t’i caktojmë gjatë ditës. Atë që e konfirmuan është se bëhet fjalë për 8000 vaksina Pfizer ndërsa për të tjerat duhet të shohin në marrëveshjet nëse guxojnë të dhurojnë edhe prej tyre. Me pranimin e kërkesave tona, Vuçiq ofroi ndihmë me vaksinat duke thënë se do që t’i  dhurojë, por ne jemi shtet dhe kemi para dhe do t’i paguajmë, pastaj tha se do të na japë me çmimin e blerjes, përkatësisht me çmimin që e ka paguar Serbia për blerjen e vaksinave”, deklaroi Zoran Zaev.

Maqedonia ka  një marrëveshje për marrjen e dozave të vaksinës anti-Covid  me kompaninë Covax, por ende nuk ka një datë apo një numër të caktuar për mbërritjen e tyre në Maqedoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy