Apeli i GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për heqjen e sekuestros së telefonit nga SPAK, raporton gazetari Arsen Rusta.
Vendimi i sotëm vjen një ditë pasi kryebashkiakut iu rrëzua kërkesa për revokimin e masës së sigurisë, arrest me burg.

Gazetari Arsen Rusta bën me dije:
"Ditën e djeshme u rrëzua kërkesa për revokimin e masës së sigurisë, arrestit në qeli të z.Veliaj dhe të arrestit në shtëpi të biznesmenit Elman Abule. Ndërsa sot në Apel u shqyrtua kërkesa për heqjen e sekuestros së telefonit të kryebashkiakut të sekuestruar nga SPAK. Gjyqtari Engert Pëllumb, i cili në Apel vendosi të mos ndryshojë arrestin në burg, edhe sot ka rrëzuar kërkesën për heqjen e sekuestros dhe shpalljen të paligjshme të provave të marra në këtë mënyrë. Janë këto dy momentet kur kërkesat e kryebashkiakut Veliaj janë rrëzuar, ndërkohë që beteja vazhdon në Gjykatën e Lartë dhe shkallë të tjera".



