
Gazetari dhe publicisti, Mero Baze i ftuar në emisionin “Të Paekpozuarit” në MCN për të folur për librin e tij të ri tha se njeriu është më i vërtetë në letërsi se në jetën e përditshme.
Sipas Bazes ajo që s’kemi bërë mirë si qytetarë të këtij vendi është se kemi bërë kompromise në momentet kur nuk duhej, duke dëmtuar kështu shoqërinë dhe vete.
“Çfarë s’kemi bërë mirë si qytetar të këtij vendi është se kemi bërë kompromise në momentet kur mungesa e kompromisit do i bënte shumë herë më mirë shoqërisë. Ne kemi bërë kompromise me politikën, biznesin dhe
veset e shoqërisë, por njeriu e ka shumë të vështirë të nr në biografinë e vetë se ku e ka dëmtuar ai shoqërinë dhe ku e ka dëmtuar shoqëria atë. Njeriu është më I vërtetë në letërsi se në jetën e përditshme. Ne kemi gabuar
kur kemi mbështetur politikanë që nuk e meritojnë, e rëndësishme është ta kuptosh me veten.”



