Mjeku dhe pedagogu Ilir Alimehmeti tha në emisionin “Fol” të gazetarit Erjon Skëndaj në MCN TV, se “termometri” më i mirë i gjendjes së arsimit në Shqipëri, është fakti që një në tre maturantë kërkon të studiojë jashtë Shqipërisë.
Alimehmeti tha se fakti që kryeministri tha se 8 për qind e fondeve për pedagogët duhet të sigurohen nga universitet, tregon autonominë që kanë institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri.
Nuk ka termometër më të mirë të kësaj historie se sa të shohësh maturantët çfarë po kërkojnë.11 mijë e 37 aplikime ishin për të studiuar jashtë. Rreth 21 mijë janë regjistrime te ne. I bie një 18 vjeçar ndër tre do të largohet. Pse të largohet? Pse një nënë dhe një babë fëmijën e vet e largon që 18 vjeç? Sepse te ne nuk po gjejnë dot një ofertë që të jetë në pritshmëritë e tyre. Në Universitetin e Gjirokastrës janë 1/ 4 e studentëve që kanë qenë vite më parë. Në 2018 u mbyllën 41 degë studimi në shkallë Shqipërie. 50 mijë studentë nuk i kemi më. Të gjitha investimet në rrogë, projekte, kërkim shkencor, duhet të shohim produktin. Nëse ne rininë që 18 vjeç po e largojmë, atëherë çfarë po bëjmë. Kush e tha që 8 për qind do rritet nga fondet e universiteteve? E tha ndonjë rektor?! E tha qeveria, kjo tregon boll sa autonome janë. Mjekët shqiptarë po shkojnë jashtë, po emigrojnë. Nëse produkti, që është dija, është mjaftueshëm i mirë për të punuar në Gjermani, do të thotë që produkti nuk është i keq, ke një problem me keqmenaxhimin, keqmotivimin. Nëse 1 ndër tre ikën këtu s’po bëhet sa duhet. Nëse bën një punë të dytë mund të paguhesh për dy punë. Ne po kërkojmë punën bazë. Nëse impenjohemi në një punë të dytë, produktiviteti te puna e parë bie. Gjithmonë termometri është studenti. Le të shpresojmë që shtatorin tjetër të mos kemi më 1/3 studentë që largohen”.



