Paralajmërimi për armët bërthamore/ Stoltenberg i përgjigjet Putinit: Retorikë e rrezikshme dhe e pamatur!

Paralajmërimi për armët bërthamore/ Stoltenberg i përgjigjet Putinit: Retorikë e rrezikshme dhe e pamatur!

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi sot se “mobilizimi i mijëra trupave shtesë nga presidenti rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë do të përshkallëzojë konfliktin dhe kërcënimi i tij për të përdorur armë bërthamore ishte ‘retorikë e rrezikshme dhe e pamatur’.

Gjatë intervistës për “Reuters” Stoltenberg tha se mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ishte një surprizë, por shtoi se ajo do të përshkallëzonte konfliktin që filloi me pushtimin rus më 24 shkurt.

Stoltenberg tha se lëvizjet e Putinit demonstruan "se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij", dhe se trupat ruse ishin të keqpajisura, pa komandën dhe kontrollin e duhur, dhe se ishte e qartë se presidenti rus kishte bërë “gabim të madh në llogari”.

Putin thirri 300,000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë dhe mbështeti një plan për të aneksuar pjesë të vendit, duke lënë të kuptohet për Perëndimin se ai ishte i përgatitur të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë.

"Ne do të sigurohemi që të mos ketë asnjë keqkuptim në Moskë për mënyrën se si do të reagojmë. Sigurisht që varet nga çfarë lloj situate ose çfarë lloji apo armësh mund të përdorin. Gjëja më e rëndësishme është të parandalojmë që kjo të ndodhë dhe kjo është pse ne kemi qenë kaq të qartë në komunikimet tona me Rusinë për pasojat e paprecedenta”, tha Stoltenberg, duke iu referuar çdo mundësie për përdorimin e armëve bërthamore.

Në një fjalim drejtuar Rusisë më herët, Putin tha: “Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur popullin tonë. Ky nuk është një blof”. Rusia ka "shumë armë për t'u përgjigjur", shtoi Putin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy