
Muaji i parë i protestës është mbyllur me tensione para Parlamentit, ku tubimi i zhvilluar një ditë më parë u shoqërua me përplasje dhe incidente.
Gazetari Mariglen Kume, në një analizë në “MCN Live”, u shpreh se protesta e djeshme u dha një mesazh deputetëve dhe krijoi ndjesi presioni në radhët e tyre.
Tubimi u zhvillua me dy dinamika të ndryshme gjatë ditës, ku në mëngjes u regjistruan incidente të izoluara, përfshirë edhe hedhje vezësh drejt makinave të deputeteve të Kuvendit dhe përplasje verbale me forcat e policisë.
Një pjesë e protestuesve kanë ndjekur një qasje më agresive, ndërsa ne darke ne pame të tjerë që kanë vijuar protestën prej 31 ditësh me kërkesën për zgjidhje, pa synuar përplasje me policinë.
Ai shtoi se protestuesit kanë reflektuar pakënaqësi dhe ndjenjë arritjeje të një mesazhi të fortë politik ndaj deputetëve.
Protestuesit kanë reflektuar pakënaqësi dhe poashtu një mesazh të fortë politik ndaj deputetëve.
Ata janë ndjerë të përçmuar, dhe të vënë nën presion nga zhvillimet e protestës.
Protesta u solli një lloj frike dhe u dha një lloj mesazhi deputetëve.



