Nis vaksinimi i deputetëve maqedonas me vaksinën ruse "Sputnik" 

Nis vaksinimi i deputetëve maqedonas me vaksinën ruse "Sputnik" 

Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë Veriut (RMV), Venko Filipçe, ka njoftuar fillimin e vaksinimit për ditën e sotme, të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Filipçe, shtoi se deputetët do të marrin dozën e vaksinës ruse Sputnik V, në në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka përshëndetur vaksinimin e deputetëve, duke cilësuar faktin se sa më shumë të imunizohen aq më mirë do të jetë dhe mbarëvajtja dhe kthimi në normalitet në punët e Kuvendit.

Procesi i vaksinimit në MV, ka nisur fillimisht me personelin shëndetësor dhe të moshuarit, më pas janë vaksinuar gazetarët, operatorët, ushtria dhe policia në vend.

Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin me 200 mijë dozat e vaksinës ruse Sputnik V të dhuruara nga shteti fqinj, Serbia.

Të hënën Maqedonia e Veriut siguroi 10,600 vaksina Pfizer ndërsa deri në fund të muajit pret edhe 10 mijë të tjera sikur edhe 200 mijë vaksina kineze Sinofarm.

Deri më tani Maqedonia numëron 4 mijë e 595 humbje jete që nga fillimi i pandemisë. 149 mijë e 221 raste pozitive dhe 126 mijë e 234 të shëruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy