Macron: Nuk njoh vija të kuqe në mbështetjen për Ukrainën

Macron: Nuk njoh vija të kuqe në mbështetjen për Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi të enjten se ai nuk njeh kufij apo “vija të kuqe” ruse kur bëhet fjalë për mbështetjen e Kievit, duke marrë kritika si nga Moska ashtu edhe nga opozita në vend.

Macron thirri liderët e opozitës në Pallatin Elysee për të diskutuar mbështetjen e Francës për Ukrainën. Pas më shumë se tre orësh diskutimi, nuk u arrit asnjë konsensus.

Sipas gazetës, presidenti tha se nuk do t'i përmbahej "asnjë kufizimi" për të ndihmuar Kievin dhe nuk e konsideron atë një përshkallëzim, por një "përgjigje proporcionale" nga Parisi ndaj veprimeve të Moskës.

Retorika e Macron është bërë gjithnjë e më luftarake ndërsa trupat ruse vazhduan të shtyjnë ukrainasit prapa dhe shkatërrojnë pajisjet me të cilat Kievi u furnizua nga Perëndimi. Javën e kaluar Macron deklaroi se Perëndimi nuk mund ta përjashtojë mundësinë e dërgimit në terren të trupave të NATO-s në Ukrainë, por u përball me reagime nga shumica e anëtarëve të bllokut të udhëhequr nga SHBA. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy