Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja, kush është i shpalluri në kërkim i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja, kush është i shpalluri në kërkim i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës

Altin Hajri është personi i shpallur në kërkim nga policia në operacionin ku u kap ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha.

MCN mëson se Hajri prej vitesh rezulton në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz për shkak se vëllai i tij dyshohet se kishte vjedhur një sasi droge në portin e Portsmuth në Angli. Për shkak të dhunës së ushtruar ne automjetin tip “Range Rover” ai humbi jetën rrugës për në një resort në Shijak, aty ku nga pamjet filmike duket i pajetë.

Trupi i Prengës nuk është gjetur edhe sot e kësaj dite.

Altin Hajri dyshohet se ka ndërhyrë që Çyrbja të ishte i sigurt, i treti në listën për deputet në qarkun e Durrësit, ndërkohë që bisedat janë zbuluar në aplikacionin SkyEcc.

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja i cili pak ditë më parë dorëzoi mandatin e të zgjedhurit, u arrestuar pasditen e së dielës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, teksa po udhëtonte me makinën e tij.

Arrestimi i tij vjen pasi SPAK e mori të pandehur, ndërkohë që mësohet se ka pasur arrestime të tjera në Durrës. Çyrbja dyshohet se ka pasur lidhje me një grup kriminal në Durrës.

Më 9 tetor Çyrbja la mandatin nën argumentin e problemeve shëndetësore, pak ditë pasi ishte thirrur në SPAK, ndërsa po kjo prokurori disa ditë më vonë i komunikoi marrjen si të pandehur.

SPAK e akuzon ish-deputetin Jurgis Çyrbja, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy