Janë publikuar fotot e para nga spitali ku 12 djemtë tajlandezë dhe trajneri i tyre janë duke u rikuperuar pas shpëtimit dramatik që përfundoi gjatë ditës së djeshme.
Fotot u paraqitën bashkë me detaje tjera të një përpjekjeje jashtëzakonisht komplekse për t’i shpëtuar dhe për t'i nxjerrë ata të gjallë.
Në imazhe duken disa djem me maska në fytyrë dhe me veshje spitalore duke dhënë shenjë shprese.
Burimet në operacionin e shpëtimit, duke përfshirë zhytësit që morën pjesë, i thanë BBC-së se djemtë u qetësuan me disa ilaçee përpara shpëtimit për të mos i lejuar ata të panikoheshin në korridoret e errëta të ngushta dhe nënujore të shpellës.
Vlen të theksohet se ka pasur raportime mjaft çorientuese për atë se sa shumë nga këto droga kishin marrë këta të rinj. Ndërsa kryeministri tajlandez mohoi raportimet që ata ishin droguar, duke thënë që atyre iu kishin dhënë vetëm ilaçe anti-ankth që përdoren nga ushtarët.
“The Thai Navy Seals” publikoi gjithashtu video të re që tregonte se si funksionoi shpëtimi. Fëmijët qëndruan të bllokuar për 18 ditë brenda shpellës pasi reshjet e shiut shtuan ndjeshëm prurjet brenda saj, duke bllokuar daljen e tyre.
Kreu i Marinës tajlandeze tha për BBC se "shpresa u bë realitet" me shpëtimin e suksesshëm të djemve dhe trajnerit të tyre nga shpella Tham Luang.
Të gjithë djemtë humbën peshë gjatë përvojës së tyre të rëndë dhe do të qëndrojnë në spital për një javë, pasuar nga një shëtitje javore në shtëpi. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se grupi i parë ishin të gjithë duke ngrënë ushqim normal dhe grupi i dytë do të vihej në ushqim normal deri të mërkurën.
Katër djemtë e parë tashmë janë vizituar nga familjet e tyre, thanë zyrtarët, gjithashtu edhe grupi i dytë do të lejohet të marrë vizitorë më vonë të mërkurën.



