PD ngul këmbë te votimi elektronik, Basha: E vetmja mënyrë që të shpëtohen zgjedhjet

PD ngul këmbë te votimi elektronik, Basha: E vetmja mënyrë që të shpëtohen zgjedhjet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, përsëriti sot qëndimin e demokratëve lidhur me votimin elektronik. Basha tha se votimi elektronik do të zgjidhte problemet që janë hasur shpesh me zgjedhjet në Shqipëri.

“Ka një mënyrë qe të mos vidhen zgjedhjet dhe të respektohet vota e qytetarëve: votimi dhe numërimi elektronik. Është i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar dhe plotësisht i realizueshëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që kemi. Votimi elektronik zgjidh shumicën e problemeve që kemi patur përherë me zgjedhjet. Zgjedhje të ndershme pa votim elektronik mund të ketë aq sa ka sot shëndetësi falas. Të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy