
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e kreut të PD Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për zëvendësim dhe revokim të masës së sigurisë, arrest shtëpie.

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim për të dyja çështjet.
Sipas pretendimeve të avokatëve të Berishës, nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret që Berisha të hetohet me masë sigurie.
Kujtojmë që Berisha është në hetim nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë kryeministër, ka miratuar ligje dhe akte nënligjore nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, përmes privatizimit të pronës shtetërore kompleksi sportiv Partizani.
SPAK po heton për veprat penale të “korrupsionit pasiv e aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim", si dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale në bashkëpunim".



