150 organizata mjedisore, letër kryeministrit për mbrojtjen e Vjosës nga digat

150 organizata mjedisore, letër kryeministrit për mbrojtjen e Vjosës nga digat

Në Ditën Botërore të Lumenjve, 150 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare mjedisore i kërkuan qeverisë shqiptare mbrojtjen e lumit Vjosa nga digat e hidrocentraleve.

Në një letër drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama organizatat shprehen se “zhvillimi i hidrocentraleve në Vjosë vazhdon të mbështetet nga qeveria shqiptare pavarësisht gjithë gjetjeve shkencore që konfirmojnë vlerën e ruajtjes së ekosistemit unik të lumit Vjosë”. “Ne jemi të shqetësuar,” thuhet në letër, “veçanërisht nga procesi i zbatimit të projektit të hidrocentralit të Kalivaçit: Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) është planifikuar të realizohet në tre muaj- një afat jorealist për realizimin e një VNM-je të thelluar për një projekt të këtyre përmasave.”

Organizatat e shoqërisë civile pohojnë se “Qeveria Shqiptare mbështet zbatimin e hidrocentralit të Kalivaçit, pavarësisht faktit se institucionet ndërkombëtare, mes tyre Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, kanë kritikuar vazhdimisht këto zhvillime.

Sipas organizatave lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të mëdhenj të egër në Evropë, i cili rrjedh i pandërprerë në gjatësinë prej 200 km në territorin shqiptar. Gjendja saj ende e paprekur e bën atë një ekosistem të rëndësishëm për shumë gjallesa të rrezikuara në Evropë.

“Ne, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, kërkojmë nga Ju, z. Kryeministër Edi Rama të ndaloni menjëherë të gjitha projektet e hidrocentraleve në ujëmbledhësin e Vjosës, deri në realizimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe Planit të Integruar të Menaxhimit të Basenit, të cilët marrin në konsideratë aspektet sociale dhe në veçanti potencialin e zhvillimit të ekoturizmit”, thuhet në fund të letrës që organizatat mjedisore nga Shqipëria dhe shumë vende të botës i drejtuan kryeministrit shqiptar Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy