
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje dypalëshe për sigurinë.
Jemi duke punuar për një tekst specifik. Qëllimi ynë është ta bëjmë këtë marrëveshje më të fortë nga të gjitha.
Lajmin e bëri me dije presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në mesazhin e tij të mbrëmjes.
Marrëveshja përfshin mbështetjen ushtarake, financiare, politike dhe prodhimin e përbashkët të armëve për 10 vjet.
Zelensky shtoi se marrëveshja duhet të jetë vërtet shembullore dhe të pasqyrojë forcën e lidershipit amerikan.



