
Dy turistë kanë humbur tragjikisht jetën gjatë një aksidenti të ndodhur sot në aksin Shkodër-Tiranë.
Korrespondenti i MCN TV raporton se dy turistët po qarkullonin me një motor dhe janë përplasur me një automjet.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia që po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



