Aktori Gérard Depardieu akuzohet për përdhunimin e një 22-vjeçareje

Aktori Gérard Depardieu akuzohet për përdhunimin e një 22-vjeçareje

Aktori francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunim dhe sulme seksuale nga një aktore e re, thonë burimet gjyqësore.

69-vjecari i mohon absolutisht akuzat, tha avokati i tij për AFP.

Akuzat kundër 69-vjeçarit u bënë formalisht në polici nga një aktore 22-vjeçare franceze të hënën, njofton radioja franceze.

Depardieu është një nga aktorët më të njohur të Francës dhe ka luajtur në filma si "Cyrano de Bergerac" dhe "Jean de Florette".

Pretendimet kundër aktorit të fasmhëm u denoncuan në polici nga vetë aktorja të hënën e 27 gushtit.

Krimet e supozuara ndodhën këtë muaj në një nga rezidencat e Parisit të Depardieut, njoftoi media franceze.

Aktorja e paidentifikuar bëri deklaratën e saj në policinë e Lambesc, në Francën jugore, pas së cilës rasti u kalua në prokurori në kryeqytet.

Avokati i Depardieut, Hervé Temime, tha se ishte i bindur se klienti i tij do të lirohej dhe në fund të hetimit do të dilte i pafajshëm.

"Kam pasur një takim të gjatë me Gérard Depardieu dhe jam absolutisht i bindur se do të vendoset pafajësia e tij", tha ai për Radio France Info.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy