Benigni: Pinoku në Krishtlindje, një mrekulli

Benigni: Pinoku në Krishtlindje, një mrekulli

"Pinoku në Krishtlindje është një binom i mrekullueshëm", thërret Roberto Benigni në Riccione në skenën Cinè, ku ai për befasi të publikut, i cili e priti me shumë duartrokritje, u ngjit me Matteo Garrone, duke sjellë imazhet e para të filmit ku interpreton Xhepeton. Përralla aq e dashur për gjithë botën do të dalë më 25 dhjetor, një dalja para-Zalone (filmi i të cilit “Tolo Tolo” do të shfaqet më 1 janar). Trailer-i i filmit duket se e risjell veprën e Collodi-t në formën më klasike të zhvendosjeve. Benigni dhuroi disa moment mjaft zbavitëse. "Po ju jap një scoop: Garrone, drejtori i Imbalsamatore, i Gomorrah dhe i Dogman, për herë të parë në kinemanë e tij vjen me një fund të lumtur", tha Benigni-Xhepeto. Pastaj i kthehet Garrones: "Por a jeni i sigurt? Se mos i bie zanës së kaltër ndonjë infarkt në zemër?" Apo Zjarrngrënësi  bën ndonjë masakër? Matteo bëj diçka tënden, përndryshe njerëzit nuk do të të njohin". Në film Pinoku luhet nga Federico Ielapi dhe Zjarrngrënësi nga Gigi Proietti. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy