Memaj: Subvencioni nga qeveria, i papërfillshëm për të përmirësuar transportin (VIDEO) 

Memaj: Subvencioni nga qeveria, i papërfillshëm për të përmirësuar transportin (VIDEO) 

Tre muaj më parë, qeveria prezantoi paketën e rezistencës, pjesë e së cilës ishte edhe një paketë prej 500 milionë lekësh për transportin urban dhe interurban. Në studion e lajmeve të MCN TV, kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj, tha se kjo është një ndihmë momentale që nuk do të zgjidhë problemet më të mëdha të transportit publik. Memaj tha se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të tjera të rajonit dhe Europës dhe të rajonit duke hequr disa taksa mbi naftën.

Premtimi për subvencion 3-mujor ishte pozitiv. Subvencioni është ndihmë momentale. Nuk të jep mundësinë të investosh në mjete dhe të përmirësosh shërbimin e transportit. Çmimi i naftës është rritur dhe subvencioni është i papërfillshëm për të përmirësuar transportin.

Ne jemi në pritje që të ketë një strukturë që të studiojë transportin. Mali i Zi dhe Kosova kanë hequr disa taksa mbi naftën.

Kohët e fundit kemi mungesë. Në tërësi transporti ka nevojë për mbi 1 mijë shoferë për të punësuar në këtë moment.

Në dijeninë tonë, niveli i çmimeve është aty ku ka qenë. Nuk është indeksuar asnjëherë çmimi i biletës.

Bordi i Transparencës ose nuk është i azhornuar me kohën ose mendon që do t’i lërë një marzh fitimi më të madh kompanive të hidrokarbureve. Sa i takon karburantit, këtu luhet me sasinë dhe cilësinë. Prandaj kemi aq shumë amortizim të mjeteve. Me heqjen e disa taksave si akciza dhe TVSH.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy