
Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë ka goditur brigjet e Peleponezit në Greqi, pak pas mesnatës. Lëundjet janë regjistruar në orën 02:00 (ora lokale ) të mëngjesit të së premtes (01:00 në Shqipëri).
Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale, edhe kët të kufizuara.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në detin Jon, 38 km nga ishulli Zakintos, në një thellësi prej 14 km.
Lëkundja është ndier edhe në Athinë, rreth 300 km nga epiqendra. Gjithashtu, lëkundjet janë ndier edhe në jug të Italisë dhe në Shqipëri e Maltë.
Pjesa më e madhe e dëmeve janë regjistruar në ishullin Zakintos, veçanërisht në port, megjithatë pa e nxjerrë jashtë funksionit.
Për shkak të tërmetit ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë.
Tërmeti u pasua nga alarmi për cunami, megjithatë nuk është regjistruar asnjë dallgë anormale.



