Gazetari Denis Dyrnjaja thotë se situata në Kosovë me tërheqjen nga qeveria të Listës Serbe dhe dorëzimin e mandateve në Kuvend të deputetëve serbë, e sheh si diçka të pritshme dhe brenda një skenari.
Duke folur në studion e MCN Live, ai tha Serbia nuk funksionon pa skenarë dhe aty për aty dhe se gjitha nuk është një surprizë.
Sipas tij, situata mund të jetë edhe më keq, mund të ketë precipitim dhe çështja është se si do sillemi ne, pala shqiptare, se jemi bashkë në këtë histori.
Dyrnjaja deklaroi se Albin Kurti duhet të pyesë së pari interesat madhore dhe interesat shqiptare.
Në këtë drejtim shtoi se historia me përsëritjen e incidenteve në qeverisjen e Kurtit, po tregon se nuk jemi në kushtet ku mund të bëjmë kapriço dhe se duhet të kesh disa kritere që ti bësh sfidë çdokujt.
Nuk është thjesht të bësh si sovranist, por duhet të kesh pas diçka ku mbështetesh. Mbi ç’themele e mbështet idenë e sovranitetit. Amerikanët të mbështetën, ti s’ke mundësi të bësh gabime dhe të korrigjohesh.
Jemi barrë e tyre, siç janë barrat bankare, ne jemi kolateral për ta, edhe pse në mënyrë dashamirëse. Politika krenariste e Albin Kurtit është totalisht e pavend në këtë moment.
Bëje të fuqishme nga pikëpamja politike, institucionale. E shtyn dëliri politik dhe tezat e veta. Por s’mund ta bësh me kosto mbi sigurinë e Kosovës dhe sigurinë e Ballkanit.
Serbia e bën këtë skenar që të bjerë pre e kësaj që bën. Është mirë që kur amerikanët thonë stop, ndaloje tani marrëveshjen e reciprocitetit, ka disa kritere që për momentin që janë në aspekt madhor.
Nëse kërcet një luftë në Ballkan dhe ata po merren me Ukrainën, kjo ka një kosto. Të mos bëjmë si strateg gjeo-politiko ushtarak. Shmang sa më shumë provokimet dhe mundësinë që të krijosh një konflikt të ri në ballkon, që nuk shkon në favor të aleatëve.
Axhenda e Beogradit shkon paralele edhe me Moskën, Rusia mund t’i ketë thënë Vuçiçit merru me Kosovën, sa të mbarojmë ne punë me Ukrainën.
Kemi Greqinë dhe Turqinë, që mund të çojë destabilizim brenda vendeve të NATO-s. Si krijohet destabilizimi? Duke futur fitila! Rama s’mund të bëj si kozmopolit, as si pragmantist i thekur.
Mbaroi Historia e Ballkanit të Hapur! Është e kotë të vazhdosh dhe ta ushqesh.
Ne kemi nevojë që Serbia të japë prova në kohë, në vite që të tregojë realisht se ka nevojë që të ketë fqinjësi të mirë me shqiptarët në Preshevë dhe Kosovë.
Sa kohë që na shohin si racë inferiore, përtej një hipokrizie që përdoret në mënyrë diplomatike me ne shqiptarët. Se ata s’janë si ju. Kosovarët s’janë si ju.
Kjo gjë duhet të na bëjë të logjikshëm dhe të ftohtë. Tani s’ka më shkelje syri, duhet ndarë shapi nga sheqeri. Ata vazhdojnë me të njëjtën mendësi.
Rama nuk ka reaguar se nuk do të zhbëjë veten e vetë, se ka investuar shumë te fqinjësia e mirë se serbët nuk janë ata që janë. I duket si arrë e fortë në gojën e tij, por duhet ta përtypë dhe do e përtypë.
Janë serbët që nuk ndryshojnë në llojin e vetë. Kosovën e kanë si pjesë të krenarisë dhe sfidës kombëtare që daton në shekuj, nuk e mbyll dot Rama.
Nuk mund të bëhesh lider kaq i fuqishëm, se do dy palë.



