Tensione te Bregu i Lumit/ Ish deputetët Balliu dhe Braimllari përplasen me policinë (VIDEO)

Tensione te Bregu i Lumit/ Ish deputetët Balliu dhe Braimllari përplasen me policinë (VIDEO)

Pos banorëvë të cilët orët e para të mengjesit u konfrontuan me policinë, edhe dy ish deputetët e PD, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari janë përplasur me efektivët e policisë te Bregu i Lumit.

Një prej banorëve të kësaj zone ka tentuar të futet brenda banesës së tij ku IMP po punon për shembjen e banesës.

Kjo tentativë për të hyrë në banesë është mbështetur edhe nga dy ish deputëtët Balliu dhe Braimllari.

Efektivët e policisë të cilët ndodhet atje nuk lejuan banorin dhe dy ish deputëtët të kalojnë perimetrin në zonën ku po punohet.

Kjo ka sjellë një situatë të tënsionua mes tyre ku nuk munguan dhe shtyrjet dhe konfrontimet fizike.

Ka nisur me tensione dhe panik mengjesi i sotëm, për banorët e Bregut të Lumit. Fadromat kanë shkuar sërish sot që heret në mëngjes për të prishur shtëpitë që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. Efektivë të policisë kanë mbëritur në zonë për të vijuar aksionin e prishjes së banesave në kuadër të projektit të ri.

Nga njoftimet e banorëve, thotë Partia Demokratike, ka patur përplasje mes tyre dhe policisë. 

Këta të fundit u kanë sekuestruar disa celularë me të cilët banorët kanë filmuar ngjarjen, shton PD. Sipas njoftimit të PD-së, situata është e tensionuar dhe banorët janë përplasur fizikisht me policinë teksa kundërshtojnë me forcë prishjen e banesave, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim financiar sipas çmimit të tregut.

Janë 38 banesa që do të prishen.Për familjet, Bashkia ka afruar strehim social, pasi ndërtesat janë skualifikuar nga procesi i legalizimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy