Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka ironizuar mbledhjen informale të qeverisë në Velipojë. Uroj vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritetet e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër-shkruan Ademi në facebook, duke ftuar qeverinë për dialog.



