Edvin Prençe nga Proeksport Albania në një lidhje Skype me MCN Economy ka komentuar lidhur me shifrat e bëra publike nga Banka e Shqipërisë, ku u ndal kryesisht te të ardhurat e sektorit të fasonerisë për të cilin u shpreh se ka një rënie të volumit të shitjeve me 12.7% më pak. Ai tha se të dhënat e Bankës së Shqipërisë nuk paraqesin realitetin e vërtetë dhe se rritje ka pasur vetëm në muajin janar dhe shkurt. Prençe theksoi se me BSH kanë pasur përplasje disa herë për shifrat. Kompanitë fason sipas tij e kanë kosto 80% të çdo 100 eurove të fituara. Këtë vit, kostot për fasonët janë rritur me 10.4%, ndërsa sektori në tërësi ka një rënie prej 14.4%.
Nga pikëpamja jonë mendoj se janë shifra në kontraditë me realitetin që ne po vuajmë. Shifrat janë të kontestueshme dhe jo të vërteta pasi po të marrim 3 mujorin e fundit ka një rënie të volumit dhe shitjeve minus 12,7% krahasuar me vitin e kaluar. Mua më duket absurde dhe e çuditshme kur realiteti është ndryshe ndërsa banka e Shqipërisë pasqyron këto të dhëna që nuk janë të vërteta. Nëse marrim të dhënat e sektorit tonë të këpucëve dhe veshjeve ne kemi pasur rritje vetëm në muajin janar dhe shkurt dhe shkurt dhe duke nisur nga prilli kemi pësuar rënie. Rritje ka pasur vetëm kur ka qenë pikënisja në 2019-2020, ka pasur një rritje 10-10.4% kjo e ndikuar dhe nga forcimi i lekut dhe shumë elementë të tjerë kanë çuar në këtë situatë ku ndodhemi ne sot.
Prençe shtoi më tej se problemi kryesor është se qeveria është inekzistente, ndërsa theksoi se ky sektor ka tqë punësuar mbo 76 mijë persona.
Nuk po presim kushedi se çfarë por duke qenë ortaku i bizneseve dhe sektori jonë ka shumë të punësuar mbio 76 mijë, duke pasur parasysh se zë 40% të eksporteve patjetër që nga njëra anë dëgjojmë shumë që thonë se duhet mbyllur po pyetja që lind është se këta persona që kanë marrë gjithë trajnimin në ambientet tona atëherë kush do jetë zgjidhja dhe ku do përthithen këta njerëz. Pastaj me një të shtypur të butonin nuk mund të shuajmë këtë sektor dhe ajo që duhej bërë ishte një dalje graduale ose ky sektor të jetë të paktën prodhuesi i vetvetes se do kishte efektin e saj dhe në ekonomi dhe këto uljet dhe ngritjet e euros do kishin ndikuar shumë pak. Sot ka mbi një mijë persona që po dalin nga sektori jonë sepse ka mbyllje të linjave prodhuese, shkurtime nga puna që janë larguar nga sistemi i punës. Arsyeja është se bizneset po reduktojnë kostot, linjat prodhuese si një mundësi për të minimizuar këtë pandemi ekonomike që ka kapluar sektorin tonë. Sektori duhet të orientohet drejt ciklit të mbylljes.
Ndërsa pyetjes nëse kërkojnë subvencione nga shteti, Prençe tha se patjetër që po, sipas tij është e detyrueshme subvencioni nga shteti dhe ky sektor duhet të orientohet drejt 100% produktit ‘made in albania’.
Strategjia që ne kemi kërkuar është një biznes që ka eksperiencën dhe të gjitha problemin kryesor e ka te mungesa e aksesit për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë sepse s’ka çfarë të lërë kolateral. Ne nuk po kërkojmë lëmoshë as të na falet gjë, por kur një shtet fokusohet vetëm te importi dhe jo tek eksportet për mua është një shtet i mbaruar. Çdo vend tregon forcën e tij përmes eksporteve.



