Xhadat/ Politikanët e PS me veshje firmato në takimet me popullin

Xhadat/ Politikanët e PS me veshje firmato në takimet me popullin

Me nisjen e fushatës, politikanët i shohim në takime intensive me popullin në zona të ndryshme të vendit. Po aq aktiv sa në terren kanë qenë edhe në rrjetet sociale ku postojnë foto të ndryshme nga këto takime.  Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste në pamje të parë kanë zgjedhur veshje të zakonshme, larg kostumeve zyrtare.

Por sa kanë kushtuar ato?

Këmisha e markës polo që ka veshur në një nga takimet elektorale i ka kushtuar Lali Erit 125 dollarë.

Le t’i hedhim një sy fushatës së Taulant Ballës. Duket se shijet e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit janë të holla. Ai shfaqet ne dukje me një xhup modest, i cili në fakt i përket markës së njohur Burberry. Nga një kërkim në faqen e këtij brendi, pamë se xhupi i Ballës kushton 520 paund. Duket se Taulant Balla i kushton vëmendje detajeve, pasi xhupi që mban veshur ka në pjesën e sipërme logon TB që rastësisht përkon edhe me inicialet e tij. 

Po ashtu markave nuk i ka shpëtuar as sekretarja e koordinimit në PS, Blerina Gjylameti, e cila në një takim me banorët e njësisë 4, ka veshur një xhup te markës Pinko me vlerë 325 euro.

Edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ngelet pas. Gjatë një takimi me banorët e Njësisë nr 9, ajo mban veshur një xhup të markës ‘the north face’, i cili i ka kushtuar asaj 140 euro.

Po të njëjtat shije me Manastirliun kishte dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila  gjatë një vizite në Bashkinë e Matit ishte veshur me një xhup të së njëjtës markë, që i ka kushtuar 180 euro.

Era u fushatës ka bërë që  kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai në takimet derë më derë me qytetarët, të vesh dy xhupa firmato mbi njëri-tjetrin.

Poshtë xhupit të tij Adidas, ai mban veshur një tjetër xhup të markës së mirënjohur Michael Kors.

Vetë kapiteni i skuadrës së PS Edi Rama, shfaqet gjithashtu në takimet elektorale me qytetarët i veshur me market e njohura adidas dhe nike. 

Fushata është e vetmja periudhë gjatë të cilës politikanët ju afrohen njerëzve të thjeshtë, me të cilët dallimi nis që nga veshja.    

Veshjet e tyre firmato, në takimet elektorale me qytetarët, një pjesë e të cilëve, marrin një pension apo rrogë më të ulët se një këmishë apo jelek i tyre, tregon se sa politika ka menduar për ta gjatë qeverisjes së saj.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy