Prodhohet ilaçi që zhduk plotësisht ngarkesën virale në mushkëri, mposht Covid

Prodhohet ilaçi që zhduk plotësisht ngarkesën virale në mushkëri, mposht Covid

Rezultate mbresëlënëse ka dhënë një medikament i ri eksperimental kundër koronavirusit SARS-CoV-2me prova të bëra si gjithnjë tek minjtë.

Efekti i këtij ilaçi arriti të zvogëlojë ngarkesën virale në mushkëritë e kafshëve eksperimentale deri në 99.9%, duke hapur rrugën për provat klinike që parashikohet të çojnë në miratimin e ilaçit për njerëzit.

Sipas "BrisbaneTimes", ilaçi eksperimental është një produkt i bashkëpunimit të institutit kërkimor Menzies Health Institute Queensland të Universitetit Griffith të Australisë dhe institutit Amerikan City of Hope.

Menzies Health Institute: Anti-viral treatment against COVID-19

Në fakt, siç theksuan krijuesit e tij, ilaçi është krijuar posaçërisht për të qenë shumë efektiv në trajtimin e të gjitha llojeve mutante të SARS-CoV-2 aktualisht në qarkullim, por edhe ato që mund të shfaqen në të ardhmen.

Kreu i ekipit hulumtues, Profesor Nigel Macmillan, i tha gazetës britanike se ilaçi përdor teknologjinë e nanopjesësëzave, falë së cilës arrin pikërisht në mushkëri, ku në kafshët shkatërroi koronavirusin me 99.9% sukses.

Menzies Health Institute: Anti-viral treatment against COVID-19 | Gold  Coast Bulletin

Dr. Macmillan theksoi se ilaçi nuk kërkon kushte të veçanta ruajtjeje, duke e bërë të lehtë ruajtjen dhe shpërndarjen e tij.

Ai shpjegoi se nanopjesëzat që mbajnë ilaçin mbeten të pandryshuara për një muaj në temperaturë dhome, ndërsa, nëse mirëmbahen në 4 gradë Celsius, ato mund të zgjasin deri në një vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy