Nga maska tek heqja e testimeve anti-Covid në kufi, Komiteti Teknik njofton masat e reja (VIDEO)

Nga maska tek heqja e testimeve anti-Covid në kufi, Komiteti Teknik njofton masat e reja (VIDEO)

Komiteti Teknik i Ekspertëve i mbledhur ditën e sotme, komunikoi masat e reja lidhur me situatën e infektimeve me Covid.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëherësh kryetare e Komitetit Teknik, deklaroi se nisur nga analiza e shifrave, rekomandohet vaksinimi me dozën e katërt për personat mbi 60 vjeç.

Komiteti rekomandon heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave por rekomandon fuqishëm mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura ose të paajrosura mirë.

Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës, heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi, dokument të testimit negativ për SARSCOV 2, apo certifikatë të shërimit nga ky infeksion, për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar nga data 1 maj e këtij viti. Komiteti i Ekspertëve do monitorojë situatën dhe këto masa do vlerësohen në dinamikë. Do ndryshojnë sipas nivelit të riskut.

Në javën e fundit, nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e infektimit me Covid.

Nga ana e saj, shefja e sëmundjeve infektive, në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, deklaroi se në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 milionë doza vaksinash dhe se mbi 87% e tyre janë përdorur.

Bino foli për një nivel të lartë vaksinimi, ku tha se gjysma e popullatës është vaksinuar me dy doza.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy