
Greqia ka regjistruar 858 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit, 11 prej të cilave u identifikuan në pikat kufitare të vendit.
32 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 5724 që prej fillimit të pandemisë.
Numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 154.083, ndërkohë që 274 pacientë janë të intubuar.



