
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Në një postim në Tëitter, Kim thotë se kjo çështje tregon se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht sa i fuqishëm është.
“Mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush, pavarësisht sa i fuqishëm është, nuk mund të jetë mbi ligjin. Kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim.



