Oficeri i lartë i inteligjencës amerikane, vret veten në sy të gruas në oborrin e tij

Oficeri i lartë i inteligjencës amerikane, vret veten në sy të gruas në oborrin e tij

Një ish-zyrtar i CIA-s dhe aktualisht oficer i zbulimit kombëtar për çështjet ushtarake të Amerikës, Anthony Schinella, ka vrarë vetën.

Një nga zyrtarët më të lartë të inteligjecës së kombit vdiq pasi u vetvra në shtëpinë e tij në zonën e Uashington në muajin qershor, por komuniteti i inteligjencës amerikane e ka mbajtur të fshehtë për të kryer një hetim sa më pak të ndikuar për rrethanat që e çuan ish-oficerin e CIA-s deri në këtë pikë.

Ngjarja ndodhi ekzaktësisht më 14 qershor kur 52-vjeçari u vetëvra në oborrin e shtëpisë së tij në Arlington. Raporti i mjekësisë ligjore thotë se Schinella vdiq nga një plumb i marrë në kokë.

Gruaja e tij, me të cilën ishte martuar vetëm pak javë më parë, për ‘The Intercept’ tha se ndodhej në rrugë në makinën e saj, teksa po largohej nga Schinella kur ky i fundit vrau veten.

Menjëherë pas ngjarjes një efektiv i CIA-s hyri në shtëpinë e 52-vjeçarit dhe mori pasaportat, telefonin dhe kontrolloi gjërat personale, dëshmon Sara Corcoran, një gazetarë në Uashington. Deklarata këto që nuk u komentuan nga një zëdhënës i CIA-s.

I njohur ndryshe si NIO për çështje ushtarake, Schinella ishte analisti i rangut më të lartë për çështjet ushtarake në komunitetin e inteligjencës amerikane, dhe ishte gjithashtu një anëtar i Këshillit të fuqishëm të Inteligjencës Kombëtare, i cili është përgjegjës për prodhimin e raporteve analitike më të rëndësishme të bashkësisë së inteligjencës që i shkojnë presidentit dhe politikëbërës më të lartë.

Pas vdekjes, gruaja e Schinella tregoi një koleksion të madh të rrobeve dhe veshjeve S&M që Schinella mbante në shtëpi, së bashku me 24 armë dhe mijëra fishekë. Gruaja e tij tha se një nga kolegët e CIA të Schinella e kontaktoi ditët e fundit dhe se institucioni policor kishte përfunduar një hetim për vdekjen e 52-vjeçarit, por duke mos i dhënë asnjë detaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy