VIDEO/ 27-vjeçari nxjerr nga makina gruan dhe largohet me 3 fëmijët e saj

VIDEO/ 27-vjeçari nxjerr nga makina gruan dhe largohet me 3 fëmijët e saj

Një burrë është burgosur për 5 vite burg e gjashtë muaj pasi nxori me dhunë nga makina nënën e tre fëmijëve dhe u largua së bashku me ta.

Gruaja me fëmijët të moshës 4, 5 dhe 7-të vjeç po bërtisnin të tmerruar, ndërsa 27-vjeçari Ryan Fraser u largua me shpejtësi me makinë.

Fraseri vuri re 40-vjeçaren duke dalë nga makina e saj jashtë një parukerie në West Yorkshire, në orën 9 të 3 tetorit.

Ai e tërhoqi atë zvarrë nga makina dhe e nxori në trotuar, ndërsa fëmijët ishin duke qarë në pjesën e pasme të makinës.

Pasi 27-vjeçari hipi në makinë, nëna tentoi ta ndiqte nga pas, por pa sukses.

Ndërkohë së bashku me të ishte dhe një person tjetër, Andrew Hall, i cili i ishte lutur 27-vjeçarit që fëmijët të dilnin jashtë.

Fëmijët u lanë të dilnin nga makina qindra metra larg, ndërsa një orë më vonë ata e dogjën makinën.

Burimi: Daily Mail Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy