SPAK aksion për trafik droge, 3 të arrestuar në Sarandë dhe 9 në Delvinë (VIDEO)

SPAK aksion për trafik droge, 3 të arrestuar në Sarandë dhe 9 në Delvinë (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë në qytetin e Sarandës dhe Delvinës, bazuar në një hetim të nisur në vitin 2020 nga Prokuroria e Posaçme.

Gazetari Besmir Pula raportoi për MCN Live se janë lëshuar të paktën 12 masa sigurie një pjesë arrest me burg, ndërsa masat e tjera më të buta.

Të ndaluar për trafik droge janë shoqëruar tre persona në Sarandë dhe 9 në Delvinë.

Në Sarandë është ndaluar Bledar Haderi, me precedentë penale, me masë sigurimi “arrest në burg”, Gelbert Koshi me masë sigurimi “arrest në shtëpi” dhe Dhurim Logli me masë sigurimi “detyrim paraqitje.

Këta janë persona mbi të cilët rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.

Me vendim të SPAK, janë sekuestruar dhe celularët e të ndaluarve me qëllim nxjerrjen e provave të tjera që do i shërbejnë hetimin për trafikun e drogës.

Ndërkohë tre ditë më parë pati një aksion po nga SPAK ku ranë në pranga shefa policie.

Gjatë operacionit të kryer në fundjavë urdhër arresti u lëshua për Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Elvis Dervishi, shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë dhe ish-oficeri i policisë, Erdit Hazizaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy