Putin: Marrëdhëniet Rusi-Turqi i janë kthyer normales

Putin: Marrëdhëniet Rusi-Turqi i janë kthyer normales

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë i janë kthyer normales, tha presidenti rus, Vladimir Putin, derisa takoi homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në qytetin Soçi.

“Dua të theksoj në fillim të takimit tonë se marrëdhëniet tona mund të konsiderohen tërësisht të vendosura”, tha Putin, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë janë tensionuar keq pasi forca ajrore turke ka rrëzuar një avion rus, pranë kufirit me Sirinë, në nëntor të vitit 2015, por, që atëherë, Putin dhe Erdogan kanë ndërmarrë hapa për përmirësimin e tyre.

Së bashku me Iranin, ata kanë sponsorizuar një sërë negociatash për konfliktin e Sirisë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Duke iu adresuar gazetarëve në Stamboll, përpara se të nisej për në Soçi, Erdogan e ka përshkruar Putinin si “mik të dashur”. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy