Për gazetarin Neritan Sejamini, Shqipëria është vendosur në të shënjestër të Iranit dhe shërbimeve ushtarake të Iranit pasi në vendin tonë ndodhen shumë ish-muxhahedinë që po zhvillojnë aktivitet propagandistik për të ngjallur rezuistencën iraniane kundër regjimit aktual në atë vend.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Sejamini tha se Irani ka vite që po punon për destabilizimin e Shqipërisë dhe se tani ata i kanë të dhënat dhe nuk e dimë si mund t’i përdorin.
Është fakt që janë vjedhur të dhënat të cilat janë në duar të një fuqie që ka qëllim të destabilizojë Shqipërinë. Prapaskena është me e ndërlikuar, në Shqipëri janë 3 mijë muxhahedinë që u morën për arsye humanitare dhe jetojnë në Manzë. Kemi këta ish-muxhahedinë që kanë qëllim rrëzimin e qeverisë së Iranit, ata zhvillojnë aktivitet propagandistik për të ngjallur rezistencën iraniane. Ata bëjnë propagandë nga Shqipëria, për këtë arsye Shqipëria ka qenë shënjestër e shërbimeve sekrete dhe e Iranit për ta destabilizuar të sulmeve ushtarake. Kemi një vend që ka vite që punon për destabilizimin e Shqipërisë , tani ka dhe të dhënat që kanë të bëjnë me sigurinë dhe nuk e dimë si mund t’i përdorin këta.



