Mbi 2200 ton naftë kontrabandë nga Libia, katër të arrestuar në portin e Durrësit, nën hetim 6 të tjerë (VIDEO)

Mbi 2200 ton naftë kontrabandë nga Libia, katër të arrestuar në portin e Durrësit, nën hetim 6 të tjerë (VIDEO)

Një operacion i policor i koduar “Ring”, ka sekuestruar 2275 ton naftë kontrabandë, e ardhur nga Libia.

Operacioni u kurorëzua pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Si rezultat i mëtij operacioni u vunë në pranga 4 shtetas të huaj dhe u proceduan në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

Të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy