“Garancitë për votën e Diasporës, të realizueshme”, Caka: Do kërkojmë forcimin e sanksioneve për krimin zgjedhor (VIDEO)

“Garancitë për votën e Diasporës, të realizueshme”, Caka: Do kërkojmë forcimin e sanksioneve për krimin zgjedhor (VIDEO)

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord dhe po punojnë për të bërë realitet votimin e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025. Opsioni më i mundshëm është që të votojë çdo shqiptar që jeton jashtë dhe regjistrimin e tyre ta bëjë KQZ dhe jo Ministria e Brendshme.

Silva Caka, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se vota e Diasporës ka qenë gjithmonë një çështje e vullnetit politik.  

Duke vijuar më tej, Caka theksoi se ditën e djeshme në mbledhjen e mbajtur janë zhvilluar diskutime se çfarë do të quhet Diasporë dhe shtoi se i është dhënë drita jeshile votimit elektronik në të gjithë vendin.

Gjithë gjëja në gjykimin tonë, unë si eksperte pranë komisionit, por edhe si funksionare politike pranë PL-së e kam parë si një çështje të mungesës së vullnetit politik nga ana e mazhorancës pasi është ajo mundëson të gjithë logjistikën  për të realizuar votën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve. Edhe nga debatet që kemi pasur dje edhe Celibashin, është realizuar një pjesë e madhe për të kuptuar që ka qenë çështje vullneti.

Ka kërkesa nga ana jonë për të garantuar fshehtësinë e votës, paprekshmërinë e saj, çuarjen në vend të vullnetit të qytetarëve që jetojnë jashtë. Të gjitha këto garanci nuk janë të parealizueshme. Një ndër to është mënyra si do të vijnë dhe administrohen votat e qytetarëve që jetojnë jashtë kufijve. U diskutua se kush do të konsiderohet Diasporë. Ka një diskutim nëse do të konsiderojmë vetëm qytetarët që janë të regjistruar dhe me dokumente të rregullta apo dhe qytetarët që mbi 3 muaj jetojnë jashtë kufijve, kemi diskutimin vendqëndrim- vendbanim, që vlen dhe për të burgosurit, ushtarakët.

Jemi përpjekur të tregohemi sa më gjithëpërfshirës që të mos ia mohojmë asnjë qytetari atë që është e drejtë themelore, pavarësisht se ai qëndron me letra apo pa letra.

Kemi menduar se mund të jetë KQZ porta e parë ku ata mund të bëjnë kërkesë për të votuar dhe do të jetë në diskrecionin e tyre të administrojnë kërkesat e qytetarëve.

Këto janë gjëra që mund të diskutohet. Ajo që vlerësoj është që janë trajtuar 2 çështje me rëndësi, i është dhënë drita jeshile votimit elektronik në të gjithë Shqipërinë.  Është pilotuar në njësinë numër 10 në Tiranë dhe 2 bashki, dhe ajo që vlen është dakordësiae e komisionit  për të realizuar në të gjithë Shqipërinë.

Caka tha se për PL-në është e rëndësishme forcimi i sanksioneve për shitblerjen e votës dhe ndëshkueshmërinë e funksionarëve që kryejnë krime zgjedhore.

Për ne mbetet e rëndësishme shitblerja e votës, ndëshkueshmëria dhe zvogëlimi i  presionit që i bëhet administratës dhe strukturës që varet punësimi në shtet. Do të kemi propozime sa i përket shitblerjes së votës. Mbetet e rëndësishme ndëshkueshmëria e zyrtarëve që shkelin kodin zgjedhor. Kodi nuk është se nuk e parashikon gamën e shkeljeve që mund të bësh si funksionar. Problemi qëndron tek ndëshkueshmëria e këtyre njerëzve. Se ne bëjmë denoncime dhe shohim që prokurorët dhe policia nuk ndërmarrin asnjë hap për ta hetuar. Por edhe nëse e marrin, gjoba është kaq e vogël. Mendoj se duhet ndërhyrë. Kemi parë mundësinë  e ndryshimit të kapitullit të sanksioneve dhe forcimin e sanksioneve. Duhet të vendosen afate të shkurtra për hetimin e krimeve zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy