Yjet botërorë bëhen bashkë në nismën kundër dezinformimit në rrjete sociale

Yjet botërorë bëhen bashkë në nismën kundër dezinformimit në rrjete sociale

Një nismë e re në rrjetet sociale me hashtagun #StopHateForProfit (Stop urrejtjes për fitim) ka në fokus ndalimin e informacioneve të rreme dhe atyre që nxisin urrejtjen në Facebook dhe Instagram.  

Pjesë e kësaj nisme janë bërë shumë persona të njohur. Kim Kardashian, një ndër personat më të ndjekur në botë, njoftoi sot se do të "ngrijë" llogaritë e saj në Facebook dhe Instagram, dhe u kërkoi ndjekësve të saj të bënin të njëjtën gjë.

Qëllimi është të dërgoni një mesazh të qartë në Facebook duke mbështetur fushatën #StopHateForProfit. Gruaja e reperit Kanye Ëest është e fundit nga të famshmit që u bashkua me 24 orë heshtje në Facebook, një iniciativë që gjithashtu u përkrah nga Leonardo DiCaprio, Katy Perry, Jennifer Lawrence, Ashton Kutcher dhe të tjerë të famshëm në mesin e mbështetësve të saj.

"Dezinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë tonë. Unë nuk mund të hesht pasi këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimit," shkroi Kardashian, e cila në Instagram ka llogarinë e shtatë më të ndjekur në botë me 188 milion ndjekës.

Mbështetësit e #StopHateForProfit po i bëjnë thirrje Facebook-ut që, ndër të tjera, të ndalojë faqet që nxisin urrejtjen dhe të heqin dezinformimin zgjedhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy